Bota

Mbidoza “mundi” Covid-19 në San Francisko, gjatë 2020 më shumë njerëz vdiqën nga droga

Një raport publikuar nga mediat në San Francisko, ka treguar se gjatë vitit 2020 më shumë njerëz kanë vdekur nga mbidoza sesa nga Covid-19. Sipas mediave, shifrat e vdekjeve për shkak të përdorimit të drogave “u rritën në qiell”, duke marrë 713 jetë vitin e kaluar, më shumë se dyfishi i 257 personave atje që vdiqën nga virusi në vitin 2020.

Ndërkohë që sipas një studiuesi, se San Francisco ku mbidozat janë më shumë se trefishuar që nga viti 2017,  ka më shumë mbidozë për frymë sesa çdo qytet i madh në Uest Coast.

Vdekjet nga droga në San Francisco, rreth dy në ditë, vlerësohet se rrjedhin nga një kaplim i dëshpërimit. Fentanili, shumë më i fuqishëm se heroina, ka gjetur vend në mesin e mijëra banorëve të pastrehë të qytetit, të cilët kanë vdekur nga mbidozimet në një numër të madh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button