Bota
Probleme me Greqinë, Erdogan ankohet tek Gjermania: Vazhdon të na provokojë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një komunikim online me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, ku u diskutua për çështjen me Greqinë. Gjatë takimit, Erdogan tha se Greqia vazhdon të provokojë.
“Greqia vazhdon të na provokojë, ndërsa Turqia mban qëndrimin e saj të moderuar dhe të matur, që marrëdhëniet të jenë pozitive”, i tha Erdogan. Ai argumentoi gjithashtu që dëbimet e paligjshme vazhdojnë në Egje, të cilat sipas tij, janë kundër ligjit.