Sport

UEFA nuk toleron, përjashton nga Champions dhe Europa Liga 4 skuadrat rebele

UEFA është shfaqur tepër e vendosur, në lidhje me të ardhmen e Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Milan në Champions dhe Europa Ligë, pasi nuk pranuan të dalin nga projekti i Super Ligës. ESPN bën me dije se UEFA nuk do tolerojë më dhe do përjashtojë menjëherë skuadrat në fjalë nëse nuk heqin dorë nga projekti.

Mësohet se që nga dita e parë kur u deklarua kundër Super Ligës, UEFA ka gjetur akordin me ekipet e tjera që u tërhoqën nga ky projekt, të gjithë anglezet dhe Atletico Madrid ndërsa janë shumë pranë gjetjes së një akordi edhe me Inter. Gjithnjë sipas ESPN, nëse Real Madrid, Juventus, Barcelona dhe Milan nuk tërhiqen në kohë nga ky projekt, UEFA parashikon ti ndalojë për të luajtur në dy vitet e ardhshme në Champions dhe Europa League.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button