KosovaLajmeRajoni

DONIKA ISHTE ZË I VEÇANTË, ISHTE MISIONARE, SI RUGOVA, FRYMËZIM PËR KS TË OKB

IDRIZ ZEQIRAJ

III. Por, një gjë duhet kuptuar: Donika kishte vendosur të ishte, – vetja e saj -, edhe jashtë Kosovës, para botës. E sinqertë, madje, deri në qoshët e shpirtit të saj të dlirë, krejt në kundërshti me hipokrizitë, që, zakonisht, janë pronë, “asete” të diplomacisë. Dhe, këtu qëndron vlera intelektuale e njerëzore, të një bije të Kosovës, Donikë Gërvallës, e cila ka traditë politike familjare, që daton, të paktën, prej më shumë se tre shekuj dhe arrin të dëshmohet faktueshëm.

 

Fjala e Donikë Gërvallës, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u vlerësua shumë, sepse përmasa e ideve, mendimeve dhe fakteve domëthënëse e mbresëlënëse, që i servoi kësaj mbledhje, tejkalonin Atdheun e saj – Kosovë. Jehona e fjalës të saj, ishte ftesë për zgjidhjen e problemeve politike ballkanike dhe më gjerë në botë.

 

Ajo denoncoi dhe emërtoi fajtorët. Dhe, sugjëroi zgjidhjet e mundshme të problemeve aktuale. Mjafton vetëm vullneti i mirë dhe, në veçanti, angazhimi serioz i Qendrave të Vendosjes, për t`i detyruar vendet shkaktare të krizave dhe të krimeve, të zbatojnë ligjet ndërkombëtare, në raportet me shtetet bilaterale dhe mëtej në marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, është mrekulluar nga fjala e ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla. Ai i ka dërguar një letër shumë të ngrohtë e miqësore Donikës. E fillon me “E dashura Ministre”, duke e ftuar ate t`i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Kryetari McAllister premton se do ta këtë në vëmendje me prioritet, përfaqësimin e Kosovës në Institucionet e BE-së, për avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë. Ministrja Gërvalla mori ftesa, për vizita edhe nga homologë të shteteve tjera.

 

Deputetet Gania, Eliza, Blerta-bijat ideologjike,

seksiste e buliste të hoxhë Shefqetit

 

Me të drejtë shtrohet pyetja: Si mund të thuhet se Donikë Gërvalla përqafoi narracionin serb e rus, kur paraqitja e saj u vlerësua si më dinjitozja, deri tani dhe kur ajo e kundërshtoi Rusinë, për heqjen e flamurit të Kosovës dhe kjo e fundit u detyrua të mbajë takimin me flamurin e Kosovës? Ndoshta, kjo pyetje duhej bërë deputeteve tona, të lart-cekura, të cilat janë mësuar me një ish-president, i cili kurrë nuk ia tha një të vërtetë popullit të vet, veçse – fjalë e rrenë -.

 

Donikë Gërvalla dhe Vjosë Osmani, janë “një lindje e vështirë”, por, shumë të sigurta, në rrugëtimin e tyre partiak e politik. Për dy dekada radhazi, pushtetarët batakçinj e horrakë, e sakatosën, e vodhën, e përtokën, e baltosën këtë popull, duke abuzuar dhe tjetërsuar pasuritë e brezave shqiptarë. Janë shtrëngata Vjosë dhe Donikë, që trandën butakët mjeranë, “i zbritën nga kali”, për ta zgjuar popullin, nga përgjumja e gjatë dhe për t`ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur.

 

Deputetet provinciale dhe primitive, Gania, Eliza, Blerta, dhe ndoca simotra të tyre, në vend që të mburreshin me gjininë e tyre, Vjosën dhe Donikën, përkatësisht, presidente dhe ministre e Jashtme, përkundrazi, në sinkronizim dhe orkestrim, me hoxhë Shefqetin, “gratë janë vetëm për kuzhinë e burrat për oda”, u dorëzuan! “Qaty n`maxhe”, duke e shoqëruar me një fotografi të saj (Aidës), me uniformën e UÇK-së, në frontin e luftës, – ironizon hoxhë Shefqetin, ish-Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Derguti.

 

Sikur të ishin bija biologjike të tij, deputetet në fjalë, u sulën, me një urrejtje patologjike, me improvizime seksiste e buliste, kundër botës femërore, përkatësisht, Presidentës dhe ministrës të Jashtme! “Vjosa është e sëmurë, e pa vlerë”, tha, njëra nga deputetet, pa çka se është profesoreshë Universiteti; më e votuara në Kosovë, me tej 300 mijë vota; presidente meritore e Kosovës! “Gërvalla shënoi një ditë turpi për Kosovën dhe përqafoi narracionin serb e rus”, tha, një deputete tjetër, edhe pse Donika njihet si veprimtarja më e shquar në botë, për çështjen e Kosovës.

 

Përtej dy dekadave, UÇK-ja vazhdon të jetë strehë e horrakëve. Tashmë, UÇK-ja është përvehtësuar dhe privatizuar, nuk është e popullit, por, e individëve, e grupeve të interesit, e profiterëve. Falsifikueshëm akuzohen Vjosa dhe Donika, nga deputetet e ideologjisë së mykur hoxhiste, veç tjerash, pse nuk “vajtojnë” për Hashimin, me shokë, në Hagë, edhe pse nga 100 akuza, 99 viktima janë shqiptarë të pafajshëm! Dhe, kjo e dhënë, është konfirmim i organeve kompetente të Hagës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button