Sport

Milani “masakron” me 7 gola Torinon! Inter, Juve dhe Atalanta nuk falin. Fitore dramatike për…

U luajtën mbrëmjen e sotme 7 sfidat e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A, ku u regjistruan në total plot 24 gola.

Milani i Stefano Piolit, i surprizoi të gjithë, duke shpartalluar me rezultatin 0-7 Torinon, në sfidën e dominuar nga “Djalli”. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-2, teksa në fragmentin e dytë të lojës, kuqezinjtë realizuan edhe 5 gola të tjerë.

Protagonistë në këtë përballje ishin kroati Ante Rebiç, që realizoi tripletë në harkun kohor të 17 minutave, ndërkohë dopietë realizoi edhe Teo Hernandez. Golat e tjerë u realizuan nga Kesi dhe Brahim Diaz.

Në përballjet e tjera, Juventusi bindi në transfertë ndaj Sasuolos, duke triumfuar me rezultatin 1-3. Nuk falën as kampionët e Interit, që mposhtën Romën me rezultatin 3-1.

Atalanta bëri detyrën në shtëpi ndaj Beneventos. Bergamaskët, iu falën golave të Muriel dhe Pasaliç. Fitore in-ekstremis, për Lacion e Inzagit, që arriti të merrte 3 pikë ndaj Parmës, falë golit të Imobiles në minutën 90+5’.

Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Sampdorias dhe Specias. Fitore të rëndësishme në transfertë arriti edhe Xhenoa ndaj Bolonjës. Më poshtë mund të shikoni të gjitha rezultatet dhe golat:

REZULTATET:

TORINO-MILAN 0-7

Teo Hernandez 19′ , 62′, Kesi 26′ , Brahim Diaz 50′ , Rebiç 68′ , 72′ , 79′

SASUOLO-JUVENTUS 1-3

Kyriakopulos 59′ / Rabio 28′ , Ronaldo 45′ , Dibala 66′

INTER-ROMA 3-1

Brozoviç 11′ , Vesino 20′ , Lukaku 90’/ Mkhitarjan 31′

ATALANTA-BENEVENTO 2-0

Muriel 22′ , Pasaliç 67′

LACIO-PARMA 1-0

Imobile 90+5′

BOLONJA-XHENOA 0-2

Zapakosta 13′ , Skamaka 61′

SAMPDORIA-SPECIA 2-2

Verre 34′, Keita Balde 80′ / Pobega 15′ , 73′

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button