LajmeRajoniShqiperia

“I lidhte duart djalit dhe i thoshte do të çoj në pyll”, 30-vjeçarja shqiptare rrëfen torturat e burrit

Historia e dhunës ndaj një 30-vjeçareje dhe të birit të saj 11-vjeç u trajtua në emisionin “Me Zemër tē Hapur” të gazetares Evis Ahmeti sot. Jeta e saj është e mbushur plot dhimbje e vuajtje. Ishte viti 2000 kur asaj iu propozua një djalë me fizikun e gjatë, i pashëm që e lëkundi dhe e detyroi të thoshte po!

Ishte bashkëshorti i motrës njeriu që e prezantoi me bashkëshortin e saj. Vetëm 19 vjeç dhe nisi jetën familjare, duhej të përkushtohej dhe shumë shpejt të bëhej nënë e një fëmije që sot është vetëm 11-vjeç dhe ka përjetuar torturat më makabre.

Nëna e tij shprehet me dhimbje se djali është keqtrajtuar nga babai pasi ai pinte alkoll dhe në shtëpi i dhunonte.

“Jam fejuar në 2009, më njohu burri motrës me bashkëshortin tim. Kunati im e kishte kushëri dhe e njihte si person të mirë. Kunati im më pohoi që është një djal i mirë, por nuk është se mora shumë informacion. Kur familja ime pyeti për ketë djalë nuk na foli askush keq për të. Prindërit vendosën që unë të fejohesha me të, ai më pohoi që jam pa punë për momentin.

Unë vetëm deri në klasë të 8-të kam shkuar në shkollë për shkak se familja ime ishte keq nga gjëndja ekonomike. Para se të fejohesha qëndroja brenda familjes vetëm me punët e shtëpisë, nuk dilja as shoqe nuk takoja. Kisha ëndrra kisha dëshira por që nuk u plutësuan kurrë.

Jemi 7 fëmijë, katër vajza dhe tre djem. Edhe motrat e mia janë rritur dhe janë martuar njëlloj si mua, me shumë fanatizëm. Bashkëshorti im kishte të dy prindrit, ishte çuni i vogël, më pohoi që do punojmë tokat dhe do ju shërbesh prindërve.

Më pohoi që kam qenë në Greqi kam punuar, ramë dakort pimë kafen dhe pas katër muajve lindi një debat sepse prindrit e mi e penguan që ai të vinte të më merrte shpesh herë. Pastaj ai erdhi më kërkoi pa dasëm pasi kishte nënën sëmur.

Më mori dhe brenda muajit të parë ngela shtatëzanë, aty filluan debatet e para ai filloi që të konflintohej me prindërit e mi dhe nuk më lejoi më të shkoja t’i takoja prindrit. Ai filloi të konsumonte alkool dhe lëndë narkotike. Erdhi në jetë djali dhe në moshën kur djali ishte 2-vjeç ikën vjehrra nga shtëpia dhe shkon te djali tjetër, ai atë natë ngrihet dhe më rrahu jashtëzakonisht keq, djali ishte në krevat në gjumë, u zgjua me të qarë. Të nesërmen mora djalin dhe shkova te prindërit, por aty unë kam kaluar një stres të jashtëzakonshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button