BotaLajme

Gruaja e ambasadorit belg në Korenë e Jugut godet me shuplakë një shitëse – tregohet arsyeja pse erdhi deri te një gjë e tillë

Gruaja e ambasadorit të Belgjikës në Korenë e Jugut po ushtron imunitetin e saj diplomatik për të shmangur akuzat për “godijte me shuplakë” të një ndihmëse dyqani në prill, tha policia të martën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ambasadori Peter Lescouhier më parë kërkoi falje në emër të gruas së tij, Xiang Xueqiu, duke thënë se ajo “mund të kishte pasur arsyet e saj për t’u zemëruar me mënyrën se si u trajtua në atë dyqan, por ushtrimi i dhunës fizike është krejtësisht i papranueshëm”.

“Ajo pendohet sinqerisht për këtë dhe dëshiron t’i kërkojë falje personalisht dyqanxhiut kur ajo të ketë mundësinë për ta bërë këtë”, ka thënë Lescouhier javën e kaluar, duke shtuar se gruaja e tij ishte “duke bashkëpunuar në mënyrë aktive me policinë”.

Sidoqoftë, në një deklaratë, Policia Metropolitane e Seulit tha se Xiang kishte ushtruar imunitetin e saj diplomatik dhe për këtë arsye prokuroria po tërhiqej.

Sipas Konventës së Vjenës, në të cilën Koreja e Jugut është nënshkruese, diplomatët dhe familjet e tyre kanë të drejtë për imunitet nga ndjekja penale, por kjo mund të hiqet vullnetarisht.

Një video e ofruar për CNN dhe e shpërndarë gjerësisht në internet tregoi Xiang duke u grindur me dy nga stafi i dyqanit të rrobave më 9 prill, pasi njëra nga gratë e pyeti gruan e ambasadorit për një xhaketë që mbante veshur, duke besuar se mund ta kishte vjedhur atë.

Punonjësja, e cila dëshironte të mbetej anonime, i tha CNN se nuk mund ta kuptonte Xiang dhe u përpoq të shikonte etiketën brenda xhaketës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button