
Që më shumë se një jave, Palestina dhe Izrael janë përfshirë në një luftë të përgjakshme, ndërsa vendet me fuqi botërore herë pas here kanë bërë me dije se po punojnë për shuarjen e kësaj luftë. Ka qenë presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i cili ka bërë të ditur së fundmi se është duke biseduar me Egjiptin e vende të tjera për shuarjen e konfliktit, e për këtë, ai thotë se ka njoftuar edhe kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu-n.
Lajmin e bëri me dije zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Biden inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm. Të dy udhëheqësit diskutuan përparimin në operacionet ushtarake të Izraelit kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gaza. Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij për një armëpushim dhe diskutoi angazhimin e SHBA me Egjiptin dhe partnerë të tjerë drejt këtij qëllimi”, tha ajo.
Aktualisht në Palestinë janë vrarë 188 njerëz, përfshirë një numër të lartë fëmijësh, ndërsa izraelitët kanë humbur vetëm 10 persona, përfshirë dy fëmijë.