LajmeShqiperia

Përballja e parë pas 25 prillit, Gjykata Kushtetuese bashkon sot kryeministrin Rama dhe presidentin Ilir Meta

Gjykata Kushtetuese ka caktuar ditën e sotme përballjen e parë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Çështja e ditës sot është mosmarrëveshja e kompetencave për dekretimin e ministrave. Kujtojmë se seanca ishte planifikuar të mbahej dy muaj më parë, por për shkak të infektimit me Covid të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese u shty.

Rama pritet të kërkojë interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Kujtojmë se Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama. Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button