LajmeRajoniShqiperia

Eksploziv në banesë kryetarit të PD, zbardhen detaje nga shpërthimi në Shijak

Policia ka deklaruar se shpërthimi i mbrëmjes së djeshme në Shijak, ka ndodhur në banezën e kryetarit të PD në këtë zonë..

Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës së shtetasit Ilgnor Vora, kryetar i grup seksionit të Partisë Demokratike në Shijak, ose kryetar i PD-së në Shijak.

Ilgner Vora prej më shumë se tre orësh ndodhet në mjediset e komisariatit të Shijakut. Burime nga policia bëjnë me dije se Ilgneri ka pasur një konflikt para disa ditësh me disa adoleshentë të cilët ka dyshime jo zyrtare se mund të jenë autorët e ngjarjes.

Dera e banesës është e rrethuar me kangjella të larta, ndërkohë që dyshohet se autorët kanë kapërcyer kangjellat dhe kanë hedhur sasinë e lëndës plasëse tek banesa, ose mund ta kenë hedhur lëndën plasëse nga kangjellat.

Policia ka sekuestruar kamerat e vëzhgimit dhe po verifikon pamjet me qëllim identifikimin e autorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button