LajmeRajoniShqiperia

Grabitën dhe dhunuan dy bashkëshortët në Lezhë/ Identifikohet një nga autorët

LEZHË
Policia e Lezhës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në Spiten, ku 2 shtetas vodhën me dhunë në banesën e një çifti bashkëshortësh. Njëri prej autorëve është identifikuar dhe shpallur në kërkim, po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur gjatë orëve të para të datës 24.05.2021, në Spiten, Lezhë, ku 2 shtetas i vodhën me dhunë një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë shtetasve Gj. D., 57 vjeç dhe V. D., 47 vjeçe, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi Pavlin Dokaj, 23 vjeç, banues në Spiten, Lezhë.

Nga ana e Policisë vijon puna ndalimin e 23-vjeçarit Pavlin Dokaj dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button