LajmeRajoniShqiperia

Konflikt me armë mes disa personave në Korçë, pas disa orësh një grua telefonon policinë: Jam e plagosur

KORÇË
Një konflikt i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku janë përfshirë më shumë se 2 persona teksa ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Disa orë nga ngjarja, vetëm pak minuta më parë në polici ka ardhur një telefonatë. Një grua ka denoncuar në polici dhe pretendon se është dëmtuar me thikë e përfshirë në këtë konflikt.

Policia është ende e paqartë në lidhje me këtë ngjarje ndërsa ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për të bërë të mundur zbardhjen e plotë nga dëshmia që do marrin nga zonja në fjalë që pretendon se është dëmtuar.

Burimet thanë se në konflikt janë përfshirë dy të rinj në një nga lokalet e Moravës ndërsa policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe gjetjen e armës. Gruaja dyshohet të jetë nëna e njërit prej të rinjve të përfshirë në konflikt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button