LajmeRajoniShqiperia

Po përplaseshin për motive pronësie, policia e Fierit parandalon konfliktit! Njëri prej tyre ishte i armatosur

Policia e Fierit ka parandaluar një përshkallëzimin konflikti për motive pronësie. Në fshatin Kashisht, në Fier po ndodhte një konflikt për motive pronësie mes dy shtetasve dhe se njëri prej tyre dispononte dhe armë zjarri dhe si pasojë konflikti mund të përshkallëzohej në përdorimin e armëve të zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin në Komisariat të dy palëve të përfshira në konflikt, shtetasin Z. Rr dhe J. K.

Gjithashtu, bazuar mbi informacionet e marra se shtetasi Z. Rr. kishte fshehur një armë zjarri në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe si rezultat kanë gjetur e sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Z. Rr.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Rr., 55 vjeç, banues në Kashisht, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button