LajmeShqiperia

“Jam mafia, mafia”, KLGJ merr sot vendimin për gjyqtaren “modele” (Video)

Ditën e sotme pritet vendimi nga KLGJ, për gjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani. Kujtojmë se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin për shkelje disiplinore, pas videove të publikuara në rrjetin social TikTok.

ILD, pas fakteve dhe analizave ligjore ka shpjeguar se provohet shkelja disiplinore nga ana e Kapedanit, e cila ka shkelur Kodin e Etikës Gjyqësore duke kryer sjellje të pahijshme dhe shkelur parimin e integritetit.

Kërkesa për shkarkimin e saj vjen pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja Kapedanit kishte publikuar në rrjetin social ‘TikTok’ si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera. Fakti që Elbasani prej shumë kohësh është cilësuar si qyteti i bandave dhe se ndodhet nën sundimin e krimit, nuk duket shqetësuese për kryetaren e gjykatës, pasi në vend të hetonte kriminelët, gjyqtarja filmonte veten e saj nën ritmet e këngëve ‘jam mafia’ apo ‘kallash kallash’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button