LajmeRajoni

Shqiptari trondit Greqinë, kërcënon me thikë ish- bashkëshorten dhe familjen e saj

Një shqiptar në Greqi ka kërcënuar me thikë ish- bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ku sipas mediave vendase, një 49-vjeçar me një thikë kuzhine në dorë shkoi në banesën e ish-gruas në Volos, duke e kërcënuar. Gjatë përplasjes verbale, ai ka kërcënuar se vriste gruan si ata në Markinitsa, rasti i ndodhur pak kohë më parë ku ish dhëndri vrau ish gruan dhe nënën e saj.

Por, 49-vjeçari ka mjaftuar vetëm me kërcënim. Policia ka arritur të vë në pranga shqiptarin, ndërsa rëndohen akuzat kundrejt tij. Në kontrollin e banesës, policia i gjeti një sasi kokaine, me peshë 4.77 gramë, e cila u konfiskua.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button