LajmeShqiperia

Maturantët i nënshtrohen provimit të “Gjuhës së Huaj”, ja vendimi për nxënësit e infektuar me Covid-19

Maturantët do i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës së Huaj. Mësohet se janë rreth 34 mijë maturantë, të cilët do kenë një test të jetë i një niveli mesatar, në total do të ketë 60 pikë.

Testi do të nisë në orën 10:00, me kohëzgjatje 2 orë e 30 minuta. Rregullat e pandemisë do të jenë të njëjta, ku në klasa do të ruhet distanca dhe do të qëndrojnë aq persona sa të mund të zbatohet ky rregull, duhet të jenë të pajisur me maska dhe do të kryhet dezinfektimi i tyre në momentin që hyjnë në ambientet e shkollës.

Provimet e radhës janë ato të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 7, në 11 ai i Matematikës dhe në 15 Lënda me Zgjedhje. Mësohet se nxënësit që janë të infektuar me Covid-19, do i nënshtrohen provimit në vjeshtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button