LajmeShqiperia

Me kanabis në makinë po ktheheshin në Kosovë pas pushimeve në Shqipëri, arrestohen në Morinë 2 të rinjtë

KUKËS
Policia e Kukësit ka arrestuar dy të rinj nga Kosova pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me një sasi kanabisi. Të rinjtë e kishin fshehur drogën në makinë, por janë zbuluar gjatë kalimit në Pikën Kufitare të Morinës. Në pranga kanë rënë shtetasit Redon Raca, 24 vjeç dhe Agim Avdullahi, 25 vjeç

Të rinjtë ishin prej disa ditësh në Shqipëri me mjetin e tyre me targa të Prishtinës dhe po ktheheshin sërish në Kosovë. Policia e pa të dyshimte rastin e tyre dhe e çoi makinën në vijën e dytë të kontrollit, ku pas verifikimeve u gjet një sasi lënde narkotike dhe u bë arrestimi në flagrance i të rinjve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button