
Mjeket e spitalit të Fierit kanë dalë sërish sot në protestë, e dyta brenda pak ditëve. Ata deklarojnë se i riu Ardit Klima, i cilësuar sipas tyre me probleme të shëndetit mendor, ka shkuar dje në poliklinikën duke mos i lejuar të ushtrojnë profesionin e tyre, i ka fyer dhe kërcënuar. Sipas mjekëve personi në fjalë është futur në spital dhe ka kërkuar shërbim për të atin në shtëpi, çka nuk ofrohet nga mjekët e spitalit, por ata të poliklinikës.
Mjekët deklarojnë se nëse nuk merren masa nga policia për ndalimin e këtij personi ata do të përshkallëzojnë protestat. Ardit Klina u arrestua nga policia pak ditë më parë, pasi u dhunua nga mjekët në spitalin e Fierit, teksa u akuzua për dhunë ndaj tyre. Nga ana tjetër mjekët mohuan të ishte ushtruar dhunë ndaj tij, por në foto dukeshin qartë shenjat.