
Një aksident i rëndë sapo është raportuar të ketë ndodhur në Vlorë, ku një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur dy të mi tura të moshës 14 vjeçare, teksa po kalonin rrugën.
Mësohet se shoferi i automjetit i ka transportuar të dy të miturit menjëherë në spital dhe tashëm ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Siç raportohet, aksidenti ka ndodhur pasi të miturat nuk e kanë parë makinën që po kalonte.