Show-Biz

Angelina Jolie e shkatërruar nga vendimi i kujdestarisë: Nuk do ja fal kurrë

Pak ditë pas lajmit se Brad Pitt ka fituar kujdestarinë e fëmijëve, njerëz pranë Angelina Jolie kanë folur në emër të saj. Mediat amerikane shkruajnë se Jolie është zhgënjyer dhe ka mbetur e shkatërruar pas vendimit të gjykatës.

Us Weekly shkruan:“Ajo nuk do ta falë kurrë dhe do të përdorë gjithçka që ka për të apeluar marrëveshjen”, duke cituar një burim pranë aktores.

Aktorja më parë është përpjekur të heqë gjykatësin Ouderkirk nga çështja dhe në maj pretendoi se ai kishte refuzuar t’i linte fëmijët e saj të dëshmonin. Ish-çifti ka luftuar për kudjestarinë e fëmijë që në vitin 2016 kur u divorcuan. Ata kanë gjashtë fëmijë, Maddox i cili nuk është më i mitur, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakët Knox dhe Vivienne.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button