LajmeShqiperia

Ankimet e PD- LSI për rezultatet e 25 prillit, Kolegji Zgjedhor vendos sot për Beratin

Kolegji Zgjedhor ditën e sotme do shqyrtojë padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit, lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Më herët ky institucion ka shqyrtuar Vlorën dhe Gjirokastrën, ndërsa javën që vjen do jetë radha e Durrësit dhe Shkodrës.

Kujtojmë se për Vlorën dhe Gjirokastrën, Kolegji vendosi rrëzimin e padive me argumentin se provat ishin të pabazuara në ligj.

Ndërkohë kujtojmë se KAS ka përfunduar të gjitha ankimet për 25 prillin dheë pak ditë më parë rrëzoi kërkesat ankimore të PD dhe LSI për Korçën, Elbasanin dhe Fierin, të cilat ishin qarqet e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button