LajmeShqiperia

Gjendet pa ndjenja dhe në gjendje të rëndë 58-vjeçari në Butrint

SARANDË
Një 58-vjeçar është gjendur pa ndjenja dhe në gjendje të rëndë në Butrint, teksa dyshohet se ka mbetur i plagosur pas një incidenti. Selim Rakipi, 58 vjeç ka mbetur i plagosur pasi ka rrëshqitur gjatë punës në sektorin e midhjeve.

Menjëherë është transportuar në Urgjencën e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha 58-vjeçari ka pësuar politraumë, fraktura të rënda në kokë dhe hematoma.

Më pas për shkak të gjendjes së rënduar ai është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në kryeqytet. I plagosuri ishte i pavetëdijshëm dhe i lidhur me një pompë oksigjenimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button