
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në një lokal pranë gjykatës së Tiranës. Një person hyri në lokal duke qëlluar 4 deri 5 herë ndaj Kudret Saliajt, i cili ishte duke konsumuar një kafe me avokatin që ashtu ka mbetur i plagosur.
Mësohet se dhëndri është ekzekutuar nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari. Viktima, Kudret Salia ishte në proces divorci me bashkëshortën dhe ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin Adriatik Cama.
Ky i fundit ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Cama ndodhet tani në spital duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit.
Cama ishte edhe prokuror i ngjarjeve të 21 Janarit, ndërsa policia ka shoqëruar edhe një të mitur, por nuk dihen ende shkaqet e kapjes së tij.
Sic raportohet, menjëherë pasi ka hyrë në lokal, autori i dyshuar i ngjarjes është drejtuar tek tavolina ku ndodhej Picari me avokatin e tij duke qëlluar gjithsej 5 plumba. 4 nga plumbat kanë goditur Saliajn duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa 1 tjetër ka qëlluar në bark pikërisht avokatin Cama.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe një të ri nga vendi i ngjarjes, megjithatë nuk dihet nëse ai ka apo jo lidhje me vrasjen.