KosovaLajme

Revoltohet Haradinaj: Milionerë të UÇK-së ka më pak krahasuar me fëmijët e jugosllavëve!

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar së fundmi në një intervistë televizive se nuk janë bërë milionerë vetëm pjesëtarët e UÇK-së. Ai shton se milionerë të UÇK-së ka shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” e të jugosllavëve.

“Nuk janë bë veç UÇK-ja milionerë, ndonjë i UÇK-së edhe është bë. Por, shumë pak krahasuar me fëmijët e “titistave” e të jugosllavëve. Ne nuk po e themi këtë sepse nuk po duam ta fyejmë popullin tonë. Askush që ka marrë pjesë në luftë nuk e ka të ndaluar të merret me ekonomi”, ka thënë ai. Ai e vijon fjalinë duke thënë se qeveria e vendit nuk është anti-UÇK por po i dëmton themelet e shtetit.
“Anti-UÇK-së mundet me qenë qeveria dhe po të dojë, sepse populli është UÇK. Anti-themeleve të shtetit, po. Veprimet e qeverisë i dëmtojnë themelet e shtetësisë tonë”, shtoi Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button