Show-Biz
Fotot që tregojnë rikthimin e Jennifer Lopez në lidhje me Ben Affleck

Romanca është rikthyer për Ben Affleck e Jennifer Lopez. Dyshja e famshme nuk linin me asnjë dyshim se janë rikthyer së bashku teksa fotot e reja i tregojnë duke u përkëdhelur teksa shkojnë për darkën romantike në restorant, në fillim të javës.
Dy ish-të dashurit u fotografuan të përqafuar me njëri-tjetrin teksa hynin në restorantin Pendry Wolfgang Puck në perëndim të Hollywood.
Teksa ecnin, këngëtarja e hitit “On the Floor” ne nje moment mbështet kokën në gjoksin e aktorit të filmit “Argo”.
Rrjedhimisht ata arritën të shkëputeshin nga njëri-tjetri, edhe pse jo totalisht, duke zgjedhur vetëm të ecnin për dore duke hyrë në restorant.