LajmeShqiperia

Qershori nis i ‘përgjakur’, 4 vrasje në 4 ditë!

Ndonëse jemi vetëm në fillim të qershorit, ky muaj ka nisur i përgjakshëm pas në vetëm 4 ditët e parë të këtij muaji janë regjistruar katër vrasje.

Muaji i parë i verës nisi ekzekutimin në derë të shtëpisë të biznesmenti Çajup Selimi. Më 1 qershor ai u vra në Tepelenë për vdekje në derë të shtëpisë, ndërsa ende nuk ka autorë të dyshuar. Selimi në banesën e tij në një pallat në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Mendohet se 52-vjeçari njihej me personin që e ka thirrur dhe ka vajtur për ta takuar poshtë pallatit. Nuk dihen ende arsyet e vrasjes së biznesmenit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Vetëm një ditë më pas, më dy qershor u shënuan 2 viktima. Në Vlorë u ekzekutua po në derë të shtëpisë Shkëlzen Velaj, vrasje për të cilën ende nuk ka autorë të dyshuar. Në po të njëjtën ditë u vra në Lushnjë Hirakli Qorri, që u qëllua për vdekje nga Sofokli Shani, i cili ishte në gjendje të dehur.

‘O ma hape derën’ ishin fjalët e fundit të Shkëlzen Velajt, 43 vjeç, para se të ekzekutohej me 15 plumba në trup nga 2 persona, ende të paidentifikuara. Ekzekutimi ndodhi 5 minuta para mesnatës së të mërkurës në qytetin e Vlorës. Në momentin që e ëma e 43-vjeçarit hapi derën, pa të birin të vrarë në tokë të mbuluar nga gjaku. Për të ishte tepër vonë, edhe pse ai u transportua në spital, plumbat kishin prekur organet jetësore duke rezultuar fatal për 43-vjeçarin. 43 vjeçari ka qenë duke hyrë në shtëpi, kur ka vënë re se po ndiqej nga një makinë e dyshimtë. Kjo ka bërë që ai të ndihej i rrezikuar për jetën e tij, pasi nuk ka fikur as makinën, por e ka lënë atë ndezur dhe ka ikur me vrap për t’u futur sa më shpejt në banesë. Por edhe 2 autorët e kanë ndjekur nga pas deri në katin e 5-të të pallatit dhe kanë zbrazur një karikator kallashnikovi duke qëlluar mbi 20 herë, ku 15 prej plumbave e kanë prekur në trup.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button