Opinione

Shenjat e autizmit!!

Normalisht jo cdo ndryshim sjelljeje qe vereni tek femija juaj, krahasuar me ate te femijeve te tjere eshte shenje crregullimi apo jane shenjat konkrete te autizmit. Ju duhet te keni parasysh disa sinjale te cilat mund te jene paralajmerueset e para qe do t’ju tregojne se femija juaj vuan nga autizmi.

Shenjat e autizmit, disa prej tyre:
Nuk pergjigjet kur i therrisni ne emer
Nuk eshte ne gjendje te kerkoje ate cfare do
Te folurit vjen me vonese
Nuk reagon ndaj ngacmimeve tuaja
Ndonjehere duket shurdh
Ndonjehere duket sikur degjon, ndonjehere sikur nuk degjon
Nuk tregon dhe nuk pershendet me dore
Nese me pare thoshte ndonje fjale, tani jo me
Nuk qesh kur e provokojne per tab ere
I pelqen te luaje vetem
I merr vete sendet qe do
Eshte shume i pavarur
Ka shikim te perhumbur
Duket sikur eshte futur ne nje bote krejt te tijen
Nuk tregon interes ndaj femijeve te tjere
Shfaq shenja te theksuara agresiviteti
Eshte hiper aktiv, nuk bashkepunon, eshte provokues
Nuk di cfare te beje me lodrat
Bllokohet kur eshte duke bere dicka
Ecen me majat e kembeve
Lidhet shume me nje loder ose objekt te caktuar
Eshte shume i ndjeshem ndaj tingujve te caktuar
Shpesh ben levizje te cuditshme
Disa shenja qe mund te diagnostikojne ne menyre te menjehershme autizmin tek femija:

Nuk ka asnje belbezim deri kur ben 12 muaj
Nuk ben asnje xhest deri kur ben 12 muaj (te tregoje dicka me gisht, te levize duart, te pershendese etj)
Nuk thote asnje fjale deri kur ben 16 muaj
Nuk thote asnje fjali te perbere nga dy fjale deri kur ben 2 vjec
Humb ne menyre te papritur cdo aftesi te meparshme ne te folur ne cdo moshe
Alarmi ne aspektin e komunikimit, i cili tregon se femija eshte autik:
“Nese femija juaj shfaq ndonje apo disa nga shenjat e meposhtme duhet menjehere ti drejtoheni mjekut pediater” !

Nuk shfaq asnje shenje buzeqeshjeje apo shprehi alegrie pas muajit te 6-te
Nuk shfaq asnje buzeqeshje me ze te larte pas muajit te 9-te
Nuk shpreh asnje tingull pas muajit te 12
Nuk tregon me dore, nuk kthehet kur e therrasin dhe nuk zgjaten te marrin dicka pas muajit te 12
Nuk thote asnje fjale pas muajit te 16
Nuk thote dy fjale bashke pas moshes 2-vjecare
Humb papritur cdo aftesi ne te folur ne cdo kohe
Si te kuptojme nese femija mund te jete autik?

Zhvillimi i te folurit eshte me vonese pas muajit te 18-te te jetes
Nuk flet me fjalet te cilat me pare i fliste pa problem
Nuk eshte ne gjendje te zbatoje komandat e thjeshta si: “Me sill kepucet e tua”.
Nuk shikon drejt jush ndersa i flisni
Nuk pergjigjet kur i therrisni ne emer
Duket sikur nuk degjon
Shikimi i tij eshte bosh per disa minuta
Shpesh duket sikur futet ne nje bote te tijen
Femija 18 muajsh duhet te:

Tregoje me gisht drejt dickaje
Reagoje me motrat ose vellezerit e tij
T’ju shikoje ne sy kur i flisni
Ndjeke shikimin tuaj drejt objektit qe sapo ju ka treguar
Beje lojera te thjeshta si psh: ti jape te haje nje kukulle
Autizmi eshte nje defekt ne zhvillimin e te folurit dhe ate social. Nuk eshte semundje mendore dhe nuk shkaktohet nga traumat e kaluara. Sintomat mund te permiresohen me anen e terapive te vazhdueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button