Aristela dhe Princi as të dashur dhe as miq, çfarë ka ndodhur mes tyre

Pak ditë pas përfundimit të “Përputhen”, Aristela ka folur për eksperiencën e saj në emisionin e dashurisë dhe “aventurën” me Princin. Në një intervistë televizive në “News24” ish- konkurrentja ka thënë se me djalin nga Durrësi nuk ruan asnjë kontakt.
Nuk dihet pse kjo “ndarje” mes tyre, duke lënë mister atë që ka ndodhur pasi emisioni ka përfunduar. Aristela tregoi se kishte pëlqim ndaj Princit gjatë emisionit, por theksoi se nuk kishte më interes për të vazhduar njohje jashtë emisionit.
“Kam mbaruar punë me ata unë, e mbylla. Kisha një pëlqim për Princin, por na ndryshuan gjërat rrugës, u ndërlikuan, ndoshta dhe nga formati i emisionit. Por nuk kam më komunikim i kemi mbyllur gjërat brenda programit”, u shpreh Aristela.