LajmeShqiperia

IKMT-ja e pamëshirshme, nis operacionin e prishjes së objekteve paleje nga Ksamili në Velipojë

Urdhëri i kryeministrit Edi Rama për shkatërrimin e objekteve paleje në zonën bregdetare, do nisë zbatimin ditën e neserme. Lajmin e dha kryeinspektori i IKMT-së Ajet Zyberaj, duke bërë me dije se operacioni do nisë në Ksamil dhe Velipojë, njëkohësisht.

Ai është shprehur se nuk do ketë asnjë tolerim, ndërsa shton se objektet që janë pjesë e operacionit variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Zyberaj njofton se në Velipojë janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

“Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje ligji. Nuk do të tolerojmë asnjë që toleron shkelësit e ligjit”, thekson ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button