BotaLajme

Kina nuk gjen shpëtim, pushtohet sërish nga Covid-19

Në Kinë, qytetin Guangzhou, janë rritur ndjeshëm rastet me Covid-19. Mësohet se nga 24 të infektuar në vend, 11 janë vetëm në qytetin në fjalë, duke detyruar qeverinë qtë shtojë masat kufizuese.

Autoritetet kishin vendosur kufizime në fillim të javës, por nisën zbatimin e kufizime shtesë ndaj bizneseve dhe aktiviteteve sociale. Zyrtarët në qarqet Nansha, Huadu dhe Conghua urdhëruan të gjithë banorët si dhe të ardhurit që të testohen për Covid-19.

Kujtojmë se të premten është dhënë miratimi për përdorim në raste urgjente të vaksinës Sinovac Biotech tek moshat nga 3 në 17 vjeç. Programi aktual i vaksinimit në Kinë është i kufizuar vetëm për popullatën 18 vjeç e lart.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button