Lajme

Kujdesej për “Shtëpinë e drogës” në Britani, shqiptari punonte për të shlyer borxhin e kurimit të nënës me kancer

Tre shqiptarë u dënuan me burg për kultivim të paligjshëm të kanabisit në pronat e banuara me qira në qarkun Durham të Britanisë së Madhe. Neritan Bala, 28 vjeç, u dënua me burg 21 muaj, pasi pranoi akuzat për prodhim të kanabisit. Autoritetet policore ushtruan kontrolle në banesën e tij në fund të muajit prill, teksa konstatoi se shtetasi po largohej. Ai ra në pranga dhe policia zbuloi se 28-vjeçari posedonte çelësat e shtëpisë, një celular, një leje drejtimi, një kartë udhëtimi dhe 230 £, të cilat iu sekuestruan.

Zyrtarët zbuluan se furnizimi elektrik ishte anashkaluar dhe gjetën 110 bimë kanabisi në nivele të ndryshme të rritjes duke përdorur ndriçimin me llampa dhe transformatorët, në dhomën e ngrënies, dy dhoma gjumi dhe hapësirën e papafingos. Kur u arrestua Bala u tregoi policëve se kishte qenë duke punuar në këtë shtëpi si ujitës i bimëve për të paguar paratë e rrugës që kishte shkuar në Britaninë e Madhe.

Ai tregoi se pas mbërritjes më 24 janar, pasaporta iu mor dhe u vendos në këtë shtëpi për të punuar si kopshtar. Avokatja e tij tha se ferma e kanabisit ku u gjet shqiptari nuk ishte e tija. Më tej ajo tregoi se shqiptari, më i madhi nga katër vëllezërit që jetojnë në një qytet në veri të Shqipërisë, erdhi në Britani në mënyrë të paligjshme dhe po punonte për të fituar para për të shlyer borxhet e marra për kurimin nga kanceri të nënës së tij të ndjerë në Maqedoni.

Pasi u dënua me burg, gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e bimëve, mjetet e rritjes dhe paratë e sekuestruara. Në fund të seancës, gjykata dënoi me 27 muaj dhe 22 muaj burg dy shqiptarët Edispn Kortoçi, 24 vjeç dhe Adrian Lamajn, 35-vjeç. Kortoçi dhe Lamaj pranuan se ishin të përfshirë në prodhimin e një droge të klasit B, pasi policia gjeti 290 bimë kanabisi në rrugën Alexandrina, Seaham, në 16 mars.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button