
LSI ka akuzuar rëndë kryeministrin Edi Rama se po i shet detin Greqisë. Ka qenë nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili që përmes një postimi në Facebook hodhi këto akuza.
Edi Rama e ditkërka shumë mirë sesi bëhet dhe miratohet një marrëveshje për kufijtë shtetërore por tani mohon veten dhe gjithë ç’ka deklaruar ndaj e pyesim sot: Pengu i kujt dhe i cilit interes personal është bërë Edi Rama, që po shet jo një litër ujë deti, por të gjithë detin e Shqipërisë?? Peng i kujt dhe i cilit interes personal është Rama që vendos për një zgjidhje që e vë Shqipërinë në disavantazh shumë të qartë dhe të një humbjeje të paralajmëruar përballë Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare??
Peng i kujt dhe i cilit interes personal është Edi Rama, që marrëveshjen politike me Greqinë, e cila sipas ministrit të Jashtëm grek Dendias është mbyllur në tetor, nuk e ka çuar as në Kuvend dhe as te Presidenti?? Peng i kujt dhe i cilit interes personal është bërë Edi Rama, që bën veprime të tilla kaq të rënda, që Kushtetuta ia ndalon kategorikisht, duke konsumuar krimin e tradhtisë së lartë, pasi nuk është dhe s’mund të jetë gjë tjetër shitja e kufijve shtetëror, që ai po kryen”, tha ai, ndërsa kërkon përgjigje për pyetjet që ka shtruar.