Bota

Plagosi dy persona gjatë një feste, dorëzohet në polici 33-vjeçari

Dorëzohet në polici italiani i cili dyshohet se ka plagosur me armë dy bashkëkombësit e tij në Ibiza, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një feste private në një vilë.

Dyshohet se autori është 33-vjeçari Michele Guadagno, me origjinë nga Napoli, rezident në ishullin spanjoll. Të dy të plagosuri janë në spital, një prej tyre, 28 vjeç është në gjendje më të rëndë, ndërsa tjetri ka plagë të lehta. Të shtënat me armë ndodhën natën mes së premtes dhe të shtunës 5 qershor në bashkinë e Santa Eulalia, në një vilë të marrë me qira për festën. Sipas hetimeve shkak për ngjarjen është bërë një grindje për motive xhelozie. Nuk përjashtohen dhe pista të tjera, mes tyre të mosmarrëveshjeve të lidhura me organizimin e festave ilegale. Policia u thirr në vendin e ngjarjes rreth orës 02:50 të natës.

Gjatë mbrëmjes, 33-vjeçari, i cili iu bashkua festës në shoqërinë e një personi tjetër, kishte nxjerrë një armë dhe me tytën e saj kishte goditur në kokë Antonio Amore, 28 vjeç dhe më pas e kishte qëlluar me dy plumba, një në fytyrë dhe një në gju. I plagosuri, Antonio Amore, është shtruar në spital në kujdes intensiv, por jo në rrezik për jetën. Personi i tretë i përfshirë, një 35-vjeçar, kishte vetëm një plagë sipërfaqësore. Të tre italianët e përfshirë në këtë ngjarje jetonin prej kohësh në Ibiza./BW

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button