
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku një burrë i acaruar nisi të debatonte me gruan teksa ishte në makinë. Debati nuk shkoi aspak mirë, kur burri e la gruan e tij në mes të autostradës dhe u largua.
Mësohet se në makinë me çiftin ishte dhe djali tyre 6-vjeç. Mediat tregojnë se gruaja fillimisht e pa si një shaka pa kripë, vetëm pasi burri u zhduk me shpejtësi nga rruga, ajo u alarmua.
Ajo shkoi më pas në restorantin më të afërt në zonë dhe kërkoi ndihmë. Gruaja njoftoi më pas policinë pasi sipas saj bashkëshorti ishte i dehur. Mësohet se policia ka arritur që ta arrestojë shoferin.