LajmeShqiperia

Vlorë/ Pranga 2 personave të shpallur në kërkim, kaluan në mënyrë të paligjshme disa emigrantë

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim, të akuzuar për kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit shtetëror të disa emigrantëve. Mësohet se gjykata e Vlorës për shtetasit R.R 31-vjeç dhe E.M 27-vjeç kishte caktuar masën e arrestimit me burg.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan R. R., 31 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, u ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.

Dyshohet se dy të arrestuarit janë janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror të shtetasve nga vendet e treta në bashkëpunim me I. H, i arrestuar në dhjetor nga Policia”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button