LajmeShqiperia

Vranësira dhe kthjellime, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do dominohet nga kthjellësirat në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore, verilindje dhe juglindje, vranësira të herë pas hershme. Sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës, mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për veriun, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale, por rriten në ato maksimale duke luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 31°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30-35 km/h, nga drejtimi permanent Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button