LajmeShqiperia

Vrasja e Kudret Saliajt, familjarët: Dhurata dhunonte fëmijët dhe vajzën tonë, djali ynë se ka prekur me dorë

Familjarët e Kudret Saliajt kanë folur për mediat, lidhur me vrasjen e tij nga ish- krushku në bashkëpunim me ish- nusen e tyre. Ata kanë hedhur poshtë akuzat se Kudreti ka dhunuar Dhuratën, dhe sipas tyre, kjo e fundit është dënuar për dhunë në familje. Gjithashtu ata pretendojnë se deklaratat e Mexhit Picarit nuk janë të vërteta. Po ashtu, ata folën për gjendjen e fëmijëve. Sipas tyre ata jetojnë në shtëpinë ku i ka lënë babai dhe se janë të traumatizuar.

“Të merret dosja në prokurori. Dhurata është e dënuar për dhunë në familje. Ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar nga prokuroria, ka vendime të gjykatave. 3 fëmijët ndodhen në banesën ku jetonte Kudreti. Janë të pavërteta deklaratat e tyre (Mexhitit dhe bashkëshortes). Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, Kudreti jo vetëm nuk e ka sulmuar dhe dhunuar atë, por ka kërkuar mbrojtje prej saj. Ka kërkuar forma të ndryshme për ta larguar
Goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16 vjeç janë të traumatizuar. Ne nuk na duhet dalja para mediave, ajo që është bërë është bërë, çfarë zgjidh dalja jonë? Pesha më e madhe jona janë fëmijët tani, Kudretin e përcollëm të shkretin, kujdesi ndaj tyre. Ata le të dalin në media, s’di ç’të them për ta, ne i kërkojmë drejtësisë të japë drejtësi. Pretendimi i saj se është dhunuar nga Kudreti e apo shenjat që ka treguar, s’është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë histori të vjetra. Pyeteni avokatin që u plagos, ai e njeh dosjen”, thonë familjarët.

Kujtojmë se ditën kur u vra Kudret Saliaj, djali i madh tha se nëna e tyre i ka dhunuar fizikisht

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button