
Situata e Covid-19 në kontinentin afrikan vijon të jetë me shifra alarmante. Mësohet nga autoritetet zyrtare, se në kontinentin afrikan, ka shkuar në afro 5 milionë numri i të prekurve, saktësisht 4.953.366, ndërsa kanë ndërruar jetën 132.435 që nga fillimi i pandemisë.
Mësohet se shtetet më të prekura janë Egjipti dhe Tunizia. Ndërkohë që fushata e vaksinimit ka mbetur në pezull pothuajse në të gjithë shtetet, kjo për shkak të konkurrencës globale. Në Afrikë, vetëm 3 shtete kanë arritur që të vaksinojnë 1 milionë doza të vaksinës.