Show-Biz

Kanë hequr gjithë të zezat me ata të dy shyqyr u ndanë/ Gazetarja e njohur zbulon c’kanë hequr Jonida Maliqi dhe Bora Zemani me Binjakët Veshaj: Ata i përdorën për…

Blogerja Erida Baxha apo siç njihet në rrjetet sociale “Ligjërisht bionde” ishte e ftuar ditën e sotme në “Abc e Mëngjesit” me Alban Musën, ku është folur për materializmin në marrëdhënien në çift. Gjatë intervistës, ajo tha se vitet e fundit ka ndryshuar raporti mes një çifti, ku femra ishte më materiliste dhe tani janë meshkujt që dominojnë, pasi preferojnë një femër të arrirë.

Vitet e fundit ka filluar të ndryshojë ky raporti, sikur meshkujve ka filluar tu hyjë pak ky lezeti që partnerja të jetë në gjendje më të mirë ekonomike se sa ata. Por siç e thamë materializmi nuk është vetëm te paraja, por mund të jetë edhe te statusi, për shembull femra mund të ketë një status politik apo status social apo professional më të lartë se partneri dhe ai partner e pëlqen këtë gjë. Atëherë ne këta meshkuj pse nuk i quajmë materialista, kur e preferojnë femrën më të arrirë se vetja e tyre”.

Duke vijuar më tej mendimin e saj, blogerja tha se kjo gjë ndodh edhe në botën e showbizit, duke marrë shembull lidhjet e vëllezërve Veshaj me Jonida Maliqin dhe Bora Zemanin.

“Me thënë të drejtën, unë mund të them se çfarë mendoj unë se nuk e di realisht se si lidhja e tyre funksionon. Unë mund të veçoj rastin e këngëtares dhe moderatores që unë i admiroj shumë si femra të forta, për shembull Bora Zemani me Jonida Maliqin. Ato janë femra që kanë arritur vetë në karrierë, pa partnerin e tyre dhe ndërkohë i pash të lidhura vitin e kaluara me vëllezërit binjakë. Unë mendoj që ata profesionalisht janë poshtë këtyre femrave dhe këto kanë qenë më lartë. Aq më tepër për realitetin shqiptar dhe të jesh partneri i një vajze që ka një fëmijë me dikë tjetër, për të thënë të vërtetën për meshkujt shqiptar nuk është zgjedhja e tyre e parë kjo gjë dhe mendoj që atyre mund tu ketë pëlqyer statusi i tyre i suksseshëm”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button