Lajme
Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme. Sipas MeteoAlb, vranësirat më të dukshme do paraqiten në zonat linodre, por pa reshje. Pjesa e dytë e ditës do sjellë vranësira në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtër shiu dhe ministuhi lokale breshëri. Ndërsa orët e vona të pasdites dhe nata sërish do të jenë në ndikimin e kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit POR ulen në mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 13°C deri në 30°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.