Lajme

Kultivonin kanabis në një fshat, arrestohen tre persona në Tiranë, njëri prej tyre polic

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, njëri prej të cilëve polic, të akuzuar për kultivim kanabisi në fshatin Dritas, në Zall Herr.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë A. G., 68 vjeç, M. G., 53 vjeç dhe E. G., 27 vjeç, ky i fundit polic, ndërsa po ashtu janë proceduar tre persona të tjerë, L. G., 51 vjeçe, S. G., 67 vjeçe dhe K. G., 54 vjeçe, si dhe janë shpallur në kërkim personat me inicialet F. G., A. G., A. G dhe B. G..

Sipas Policisë, në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u konstatuan bimë kanabisi, ndërsa polici akuzohet për shpërdorim detyre. Veprimet procedurale u kryhen në bashkëpunim me SHÇBA-në.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button