Shqiperia

Puçrat në kurriz janë një “mankth”, ja si të shpëtoni

Të gjithë kanë vuajtur nga puçrat në kurriz dhe zhdukja apo shmangia e tyre duket si një mision i pamundur. Shkaktarët e tyre janë të ndryshëm, si për shembull çrregullimet hormonale, sidomos para menstruacioneve dhe gjatë shtatzënisë, marrja e medikamenteve të caktuara, mungesa e higjienës, regjimi i pashëndetshëm ushqimor.

Duhet të përdorni çdo ditë sfungjer ose furçë eskfoliuese dhe ujë të oksigjenuar. Tv laheni çdo ditë me shampo trupi ose sapun me Ph neutral është e rëndësishme, në mënyrë që të eliminoni qelizat e vdekura. Pasi të jeni fshirë, aplikoni pak ujë të oksigjenuar mbi zonat ku vini re më shumë puçrra.

Banjë me ujë të kripur është një mënyrë e mirë. Ata që vuajnë nga ky problem, duhet të bëjnë të paktën një herë në javë banjë me ujë të kripur. Shtoni gjysmë kg kripë të trashë në vaskë dhe qëndroni brenda saj për 20 minuta. Fshihuni me peshqir të butë me përmbajtje pambuku.

Bima e aloe veras njihet për vlerat e shumta ushqyese, si përbërësit me veti antibakteriale dhe antiinflamatore, të cilët mbajnë nën kontroll yndyrën e tepërt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button