Sport
Sanksione të rënda për Barcelonën, Realin dhe Juventus, shumë pranë vendimit të UEFA-s

Erdhi edhe dita ku UEFA do të japë vendimin për rebelet e futbollit europian. Bëhet fjalë për Real Madrid, Barcelonën dhe Juventusin, që nuk janë tërhequr nga projekti “Super Liga”, pavarësisht paralajmërimit të UEFA-s.
Mësohet se vendimi i UEFA-s do jepet të mërkurën, ku priten sanksione të rënda. Mund të ketë edhe përjashtime të bujshme, ndaj Sociedadit dhe Betisit në Spanjë dhe Napoli në Itali presin me kërshëri vendimin.