LajmeShqiperia

Hakmarrja pas gërvishtjen e makinës në Peqin, viktima u godit me karrige dhe më pas u vra me armë

Prej vitesh ishin në konflikt për gërvishtjen e makinës. Ylber Xhahysa i kishte gërvishtur makinën Leonard Bashaliut. Kjo gjë nuk ishte harruar nga dy banorët e fshatit Gjocaj të Peqinit, të cilët debatonin gjithmonë për ngjarjen banale.

Sot ishte sherri i fundit që përfundoi tragjikisht. Ylber Xhahysa u ekzekutua mëngjesin e kësaj të hënë në ketë lokal të fshatit. 44-vjecari nis të konfliktohej me Leonard Bashalin. Janë zënë për disa minuta me karrige.
36 vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 4 herë me armë pistoletë. Xhahysa u dërgua nga banorët e fshatit në spital, por humbi jetën disa minuta pasi mbërriti.

Dëshmitarët thanë se pas krimit, autori u larguar qetësisht për në shtëpi ku dhe u arrestua nga policia.

Banorët e fshatit Gjonçaj në Peqin ndihen të pasigurt. Ata komentojnë me frikë ngjarjen por dhe krimet e fundit që kanë ndodhur në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button