Sport

Miqësorja Çeki- Shqipëri, ja ndryshimet e Rejës në formacion

Sot, Shqipëria do të përballet në Pragë me Çekinë, në një ndeshje miqësore. Mësohet se kjo ndeshje do të jetë prova e fundit për kuqezinjtë në pragë të kualifikuese të boterorit Katar 2022.

Nga formacioni, shihet se trajneri Edi Reja duket se po bëhet gati për ndryshime në formacion, pasi thuajse në çdo repart pritet lëvizjë. Në seancën e fundit stërvitore, tekniku italian ka mbetur tek skema tradicionale e tij 3-5-2.

Pas performancës së mirë ndaj Uellsit, Gentian Selmani ka bindur që edhe këtë miqësore porta të mbrohet nga ai. Ndërkaq ndryshime ka në treshen e mbrojtjës me Ajetin dhe Veselin që do ndihmohen nga Berat Gjimshiti.

Ndërkohë, në krahë do të jetë sërish Doka, në të djathtë ndërsa në të majtë në vend të Lenjanit do të luaj Trashi. Sa i takon qëndrës së mesfushës trajneri Reja kam provuar treshen Abrashi-Laci-Kallaku duke shpresuar që këtë herë të zgjedhurit e tij të krijojnë më shumë lojë.

Edhe në sulm ka ndryshime. Sulmuesi i Tiranës Taulant Seferi pritet të zbresë në fushë që nga minuta e parë ndërsa përkrahë tij do të jetë dhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj. Miqësorja Republika Çeke – Shqipëri do të luhet sot në orën 20:15 dhe do të jetë ndeshja e fundit për këtë sezon ndërsa rikthehen në shtator për kualifikueset e botërorit Katar 2022 ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marino.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button