LajmeShqiperia

Nën masat e rrepta të pandemisë, mbyllet sot viti i “pazakontë” shkollor

Sot mbyllen shkollat për tu rihapur sërish në 13 shtator. Aktualisht shkollat do jenë hapur për maturantët të cilët do japin provimet shtetërore. Kujtojmë se edhe ky vit shkollor ka qenë i pazakontë për shkak të Covid-19, që mësimi ishte në një kombinim online dhe në shkollë, por jo të gjithë e kanë pasur këtë luks. Ka pasur zona të cilat nuk kanë pasur të mundur hapjen e shkollës.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, më shumë se 480 mijë nxënës në ciklin 9-të vjeçar dhe atë të mesëm mbyllën një vit shkollor që shpresojnë të mos rikthehet më. Mësimi ishte thuajse online, edhe pse u zgjodh që të bëhej i alternuar përmes skenarëve të ndryshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button