
“Rebelimi” i kontrollorëve, Rama lëviz drejtuesin e “Albcontrol”, ndryshime edhe në KESH dhe ARRSH.
Vetëm pak ditë në parë Bonati u lirua nga detyra me një vendim qeverie si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Bonati e mbante detyrën si zv. ministër i MIE që nga tetori i vitit 2017.
Rikthejmë në vëmendje grevën e kontrollorëve të “Albcontrol” e cila solli pezullimin e të gjitha fluturimeve në Rinas.
60 kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl thuajse njëkohësisht shpallën paaftësinë e tyre në punë duke firmosur një dokument se kanë stres për shkak të kushteve të vështira financiare të tyre, si pasojë e uljes së pagës nga 4400 dollarë në 2400 dollarë .
Ndërsa Ergys Verdho është shkarkuar si kreu i ARRSH dhe është emëruar drejtor i KESH.
Në vend të tij, Autoritetin Rrugor Shqiptar do ta drejtojë Evis Berberi.