Bota

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, më shumë se 480 mijë nxënës në ciklin 9-të vjeçar dhe atë të mesëm mbyllën një vit shkollor që shpresojnë të mos rikthehet më. Mësimi ishte thuajse online, edhe pse u zgjodh që të bëhej i alternuar përmes skenarëve të ndryshëm.

Ditën e sotme, Turqia mësohet se do nisë një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta. Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit e Turqisë njoftoi se do të fillojë fushatën pa ndërprerje për të pastruar rritjen e fundit të mukozës që mbulon sipërfaqen e pjesëve të Detit Marmara në veriperëndim të vendit.

Po ashtu, ministria njoftoi se e gjithë plani do merret përsipër nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, institucionet kompetente, organizatat joqeveritare në koordinim me bashkitë që kanë bregdet

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se shkak për këtë gjendje janë bërë mukoza. Shtresa e trashë, e ngjashme me mukusin, përmban një larmi mikro-organizmash dhe shkaktohet nga rritja e temperaturës së ujit të detit për shkak të ngrohjes globale, ujit të pa lëvizur dhe ndotjes.

Fushata do të fillojë në orën 2 pasdite sipas kohës lokale në plazhin ‘Caddebostan’ të Stambollit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button