Bota

U godit me shuplakë nga një qytetar, reagon Presidenti francez: Asgjë nuk më ndalon dot…

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar për herë të parë pasi u qëllua me shuplakë nga një qytetar gjatë një vizite zyrtare në Francën juglindore. Në një intervistë të dhënë për gazetën ‘”Dauphiné Libéré”, presidenti francez u shpreh se çdo gjë është në rregull dhe se incidenti duhet vënë në perspektive.

Sipas tij bëhet fjalë për një incident të izoluar dhe që nuk duhet të zbehë pjesën tjetër të temave të rëndësishme që sipas tij prekin jetët e shumë personave.

Ne duhet të respektojmë funksionet në Republikë dhe unë kurrë nuk do të heq dorë nga kjo luftë. Funksionet, sido që të jenë, janë më të mëdha se ne dhe nuk duhet të jenë objekt i një agresioni të veçantë. I shkrova kohët e fundit një prej kryetarëve të komunave të Drôme që ishte sulmuar.

Në Republikë, ekziston liria e shprehjes, polemikat, liria e votës dhe pluralizmi demokratik që do të thotë se ne mund të ndahemi nga njerëzit të cilëve u japim një mandat rregullisht dhe që votojnë ligjet për ju. Përkatësia e kësaj është se nuk mund të ketë dhunë, as urrejtje, as në të folur dhe as në veprime. Përndryshe është vetë demokracia ajo që kërcënohet. “

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button