Show-Biz

Britanikët “çmenden” për këngët e Dua Lipës

Dua Lipa vazhdon të korrë sukses dhe këngët e saj janë më të dëgjuara në Britaninë e Madhe. Shqiptarja ka lënë pas Ed Sheeran, i cili u shpall artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit që nga 2017.

Mësohet se dy këngët e saj “Physical” dhe “Don’t Start Now”, ishin ndër 10 këngët më të popullarizuara në valët e Mbretërisë së Bashkuar.

Shifrat u përpiluan nga kompania e licencimit të muzikës PPL, e cila monitoron këngët më të dëgjuara në televizion dhe radio.

Sheeran është artisti i dytë më i dëgjuar, i ndjekur më pas nga Ariana Grande dhe Sam Smith. Në vend të pestë u rendit Calvin Harris, Little Mix në vendin e gjashtë, vendin e shtatë e zuri Coldplay, Justin Bieber në vendin e tetë, Maroon 5 në vendin e nëntë dhe në vendin e dhjetë u rendit The Weeknd.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button